I vìnì ne ndìhme apo e benì ate me keq? Ja se sì ndìkojne 2 kafe ne dìte tek shendetì ì melçìse

Ka ditë kur mëngjesi nis me aq vrull sa një filxhan kafe nuk mjafton dhe menjëherë rrufit të dytin.

Kafeja është një nga pijet më popullore në botë, duke patur në konsideratë faktin se çdo vit njerëzit pijnë plot 450 miliardë filxhanë kafe.

Kafeja është e pasur me antioksidantë dhe mund të jetë e dobishme për mëlçinë. Mëlçia është shpesh e rrezikuar nga ciroza hepatike, një sëmundje kronike që shkakton bllokimin e qarkullimit të gjakut në mëlçi.

Por të dhënat tregojnë se nëse pini dy filxhanë kafe në ditë mund të pakësoni gjasat e cirozës hepatike.

Një studim i vitit 2016 zbuloi lidhjen e fortë mes konsumit të kafesë dhe rrezikut të cirozës. Sipas shkencëtarëve, kafeina metabolizohet në një substancë që parandalon zhvillimin e cirozës së mëlçisë.

Kafeja Dhe Mëlçia

Ndërkohë, shkencëtarë të tjerë Amerikanë janë të mendimit se pirja e dy filxhanëve me kafe në ditë ul rrezikun e prekjes së mëlçisë nga Hepatiti C. Sipas tyre, kafeja përmban 100 përbërës aktivë përfshirë antioksidantët, polifenolët dhe kafeinën.

Kjo e fundit luan një rol kryesor në rrezikun e kancerit të mëlçisë. Një studim i vitit 2005, i publikuar në Revistën Ndërkombëtare Të Tumorëve nxorri në pah se sasia e kafesë ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e gjasave të shfaqjes së sëmundjeve të mëlçisë. Nga ana tjetër, kafeja luan një rol të fortë parandalues kundër hepatitit C, një sëmundje ngjitëse që prek mëlçinë.

Plot 150 milionë njerëz në botë vuajnë nga kjo sëmundje, sipas Organizatës Botërore Të Shëndetësisë.

Shumë studime të kryera në vitet 2009 dhe 2011 treguan se kafeina ka një rol mbrojtës të mëlçisë kundër shumë sëmundjeve kronike. Sipas tyre, progresi i këtyre sëmundjeve ngadalësohet falë konsumit të dy ose tre filxhanëve me kafe në ditë.

Vlera Të Tjera Të Kafesë

-Ul rrezikun e sklerozës së shumëfishtë

-Ul rrezikun e vdekjes së parakohshme

-Lufton depresionin

-Mbron nga diabeti i tipit 2

-Pakëson gjasat e shfaqjes së kancerit të lëkurës

-Përmirëson performancën fizike

-Ndihmon në rënien në peshë

-Këto përfitime vlejnë nëse ju pini më pak se tre filxhanë në ditë

-Në të kundërt, kafeja mund të kthehet në një armik të organizmit

Kafeja nuk duhet pirë me stomak bosh sepse shkakton një rënie të menjëhershme të sheqerit në gjak dhe rrit nepsin për ëmbëlsira. Ju nuk duhet të pini kafe pas orës 14:00 dhe shoqërojeni me pak kanellë pluhur për një shije më të mirë./inforculture.info

Related Posts

I Thought My Husband Had Stopped Loving Me, but What He Said to Our Sleeping Baby Made Me Question Everything

I heard my husband plan his own disappearance through a baby monitor at two in the morning, and in that instant my life split cleanly into Before…

My Daughters Stepdad Taught Her To Drive At Night Until His Dashcam Revealed The Truth

The moment I realized my husband had lied to me about our daughter didn’t come as a shout or a slammed door—it came as a whisper from…

I Walked Into My Brother’s Custody Hearing in Navy SEAL Gear Then Their Attorney Touched My Arm and the Courtroom Froze

The first thing that hit the room wasn’t my voice or my rank. It was the sound of my combat boots cracking against the marble like pistol…

Her Husband Lied About Cheating Until He Revealed The Truth Five Years Later

For nineteen days I’d been sleeping in the hallway outside my mother’s room, counting the seconds between her rattling breaths, when my husband chose a Tuesday afternoon…

My Husband Took Our Family Overseas for His Second Wedding, but When They Came Home, They Found Nothing but an Empty Lot

At 2:13 a.m., my marriage died with the sting of three text messages and one sentence that gutted me clean: “I hate old things.” While Ethan slept…

My Husbands Car Was Covered In Lingerie Until An Anonymous Video Revealed The Truth

My husband’s car looked like a crime scene staged by a florist with a grudge — only instead of petals, it was bras and lace and straps…