Keto jane ndikimet qe cokollata ka ne shendetin mendor dhe tensionin e gjakut

Kënaqësia që merr prej çokollatës është e padiskutueshme. Mënyra se si ajo shijon nuk ka të krahasuar. Konsumi i çokollatës është gjithnjë e në rritje.

Studimet kanë zbuluar kanë zbuluar vlerat e fshehura të kësaj ëmbëlsire të pashoqe.

Çokollata është e pasur me antioksidantë. Këto substanca natyrale kimike janë të nevojshme për të eliminuar radikalet e lira në organizëm. Radikalet e lira shkaktojnë oksidim dhe inflamacion që nxisin disa sëmundje kronike.

Burimet më të pasura të antioksidantëve janë farat e papërpunuara të pemës së kakaos.

Për rrjedhojë, kakaoja pluhur dhe çokollata e zezë janë format më të mira të kësaj ëmbëlsire që njeriu duhet të konsumojë.

Çokollatat me qumësht dhe çokollata e bardhë janë të pasura me yndyrna dhe përmbajnë shumë pak antioksidantë.

Kakaoja përmban shumë ushqyes dhe minerale siç janë: fibra, bakri, magnezi, manganic, zinku, seleniumi, fosfori, kaliumi dhe hekuri.

Kakaoja e papërpunuar përmban plot 400 polifenolë (antioksidant), madje më shumë se vera e kuqe apo çaji jeshil.

Antioksidantët tek çokollata mbrojnë shëndetin mendor.

Flavonoidët mbrojnë neuronet dhe luftojnë inflamacionin që rrezikon sistemin qendror nervor.

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org, shpjegojnë se antioksidantët tek çokollata ndihmojnë qelizat të prodhojnë një substancë natyrale të quajtur oksidi nitrik. Ajo qetëson enët e gjakut dhe lehtëson qarkullimin e gjakut duke shmangur kështu tensionin e lartë të gjakut.

Megjithatë çokollata nuk është e vetmja që duhet të hani për të mbajtur nën kontroll tensionin e gjakut.

Çokollata thuhet të përmirësojë humorin. Kjo vjen si pasojë e një substance kimike që stimulon endorfinën. Kjo është një tjetër arsye përse natyrshëm njeriu buzëqesh kur ha çokollatë.

Disa studime kanë nxjerrë në pah se çokollata mund të nxisë migrenën. Nëse vuani nga migrena përpiquni të mos konsumoni çokollatë dhe të kuptoni nëse ajo nxit dhimbjet.

Disa studime thonë se duhet të konsumoni 20 gramë çokollatë të zezë çdo tre ditë për të marrë përfitimet e lartpërmendura./priza.al

Related Posts

My Son’s Wife Thought She Could Throw Me Out of My Lake House, but One Call to My Lawyer Changed Everything

I changed the locks the same night my son’s wife tried to evict me from the house I built with my own hands, the house where my…

My Mother In Law Treated My Moms Country House Like A Resort Until I Set Boundaries

By the time my mother slid her geraniums out of the sun so my mother‑in‑law could have an unobstructed view of the lake, I knew something in…

My Future Mother-in-Law Turned Our Wedding Into a Cruel Joke About My Weight, Then My Fiancé Made Her Regret It

The car hung in the air like a punishment and a miracle, spinning slowly over the gravel while my future mother‑in‑law clutched her keys and watched her…

My Mother-in-Law Couldn’t Wait for Our Gender Reveal and Popped the Balloon Herself, but What She Saw Made Her Turn Pale

I heard the pop before I understood the betrayal. Thirty people froze, paper plates midair, as the sound knifed through the house and the future we’d wrapped…

My Ex Husband Brought His New Wife To Our Daughters Wedding Until Our Younger Daughter Shocked Everyone

When Emma lifted the microphone, she didn’t look like a bride anymore; she looked like a tired grown child finally setting down something too heavy. The chandeliers…

My Dad Tried to Give My Villa to My Sister’s Family, Then They Learned Why I Had Smiled and Walked Away

My father thought he still owned me; the day his old key screamed against my new locks, he finally learned he didn’t. The alarm howled through the…