Si ta filloni Iftarin dhe si ta mbyllni Syfyrin, mjekja këshillon besimtarët për regjimin ushqimor gjatë Ramazanit

Mjekja nutricioniste Albana Daka ka dhënë këshillat e nevojshme për të dy vaktet, atë të Iftarit dhe atë të Syfyrit.

Ajo ka rekomanduar ushqimet e duhura që ndihmojnë në organizëm për çdo besimtar.

Fillimisht, Daka ka treguar si duhet të nis vakti i darkës. “Pihet një gotë ujë përpara, sa fillon Iftari që të fillojë të merret sasia e lëngjeve që organizmit i duhet se duke qenë se organizmi ka mbetur pa lengje edhe tretja në orët e para bëhet e vështirë.

Kështu që fillohet me një gotë ujë dhe përafërsisht me marrjen 2/3 hurmave të Arabisë, të cilat kanë nivelin e sheqerit, kanë shumë fibra dhe minerale dhe janë ndër frutat e përzgjedhura gjatë muajit të Ramazanit, por edhe zëvendësojnë deri diku ëmbëlsirat, që të mos marrim sasira të caktuara të sheqerit pas vaktit të Iftarit”.

Më tej, ajo është ndalur te vakti i mëngjesit dhe çfarë rekomandohet për tu ngrënë.

“Gjithashtu në mëngjes sasia e ujit është e domosdoshme ose kemi një gotë qumësht, por zakonisht kemi bulmetëra jo me shumë yndyrë gjatë këtij muaji. Mund të jetë kosi me fruta të thata ose një omletë. Personat që kanë probleme me grurin një mënyrë është buka e misrit. Buka zakonisht e pranishme edhe gjatë vaktit të Syfyrit dhe Iftarit, por gjithmonë parapëlqehet bukë me drithëra të plota, pra kryesisht bukë integrale me sa më shumë fibra, që të mos shkaktojnë lodhje apo fryerje.

Patjetër që frutat janë të rëndësishme si në Syfyr dhe në Iftar, si për shembull, kemi mollën, arrat apo hurmat e Arabisë”.

Sakaq, te darka është ndalur sërish më konkretisht te ushqimet dhe lëngjet.

“Përdoret edhe mishi i kuq po në persona që nuk mund ta përdorin kanë edhe alternative si pula apo peshku. Po padyshim gjatë vaktit të Iftarit mund të jetë edhe mishi i kuq. Unë nuk do tua rekomandoja më shumë se dy herë në javë. Përdorim sa më shumë fibra, si orizi integral sepse ka sasi të mjaftueshme fibrash, në të kundërtën kemi probleme me tretjen. Rekomandohen sa më shumë lëngje, për shembull, perimja më e preferuar në fakt është domatja dhe trangulli, për shkak të lëngjeve që ato kanë me shumicë”.

Related Posts

“‘You Can Stay Home This Christmas,’ My Daughter-in-Law Said — But When She Saw My Photos, Her Smile Disappeared.”

Christmas cracked my world wide open. The invitation I longed for never came. Instead, I faced a cold exile, left to drown in silent rooms and echoing…

The Candle’s Silent War

A seven-year-old’s holiday dream shattered in an instant. While cousins reveled in opulent gifts, she received a cheap candle—marked not by affection, but possession. The room’s forced…

A Lonely Hospital Stay That Ended With A Note I Still Cannot Explain

Silence wrapped around my hospital bed like a second skin, until he appeared. A gentle voice. A steady hand. A presence that made the machines seem less…

Actress Known for Memorable “Cool Hand Luke” Scene Passes Away at 87

A star who never sought the spotlight has faded into silence. Joy Harmon, the face behind one unforgettable cinematic moment, passed away quietly at 87. Her story…

Buried, Broke, Then Chosen

Hunger sliced through me like shattered glass; survival was a fading memory. I was a ghost on the edge of oblivion, nameless and erased, until a stranger’s…

Thunderbird, Gone. She Stayed.

The first betrayal hit like a thunderclap—eyes that once held warmth now slid past like she was invisible. Years of sacrifice dissolved into cold numbers on a…