E lënduar në shpirt, Hana tr ndit babain: Dhe fjalën në mes të rrugës, më fejove për tri ditë, por ja cme beri burri!

Hane është nënë e katër fëmijëve, por sot është e vetme në mes të rrugës. Ajo ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e saj sepse siç shprehet në insertin prezantues të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai nuk e pranon në shtëpi.

“Jam nënë e katër fëmijëve. Më kanë nxjerrë nga shtëpia. Fëmijët m’i kanë mbajtur. Babai nuk më pranon, as vëllai. Jam në mes të katër rrugëve. Unë pa fëmijët nuk jetoj dot!”

Rexhepi flet me urrejtje kundrejt së bijës dhe thotë se nuk dëshiron ta shohë.

“Unë fëmijët i kam rritur, i kam edukuar, i kam martuar. Tani nuk e di se çfarë kërkojnë prej meje. Unë atë që ka ardhur këtu nuk dua ta shoh fare!”

Në përballjen e tyre në studio, babai i kërkon llogari vajzës se cila është arsyeja që e ka kërkuar. Mes lotësh, Hana i përgjigjet: “Jam e lënduar në shpirt se e di mirë në jetën time ti se ç’kam hequr, se kam bërë mundim, sakrifica, në shtëpinë tënde si të kem qenë djalë më ke trajtuar!”

Sipas versionit të Rexhepit që merr fjalën i pari duke përshëndetur më në fund, ai thotë se ka ndjekur traditat e Kukësit dhe e ka martuar vajzën. Hana kundërshton dhe thotë se i ati e ka fejuar e martuar brenda tri ditësh.

Rexhep: Ne kemi tradita në Kukës! Nuk kemi tradita për të folur kot më kot! A more vesh?

Eni Çobani: Kush po flet kot më kot?

Rexhep: Unë e kam marrë, e kam martuar gocën.

Eni Çobani: Na kanë martuar edhe ne baballarët, po?

Rexhep: E kam martuar si gjithë të tjerët.

Hane: Jo, nuk është si gjithë të tjerët! Nuk është si gjithë të tjerat baba se më fejove për tri ditë, fejesë, martesë.

Rexhep: Ashtu re në pëlqim ti!

Hane: Tri ditë fejesë, martesë, më ke lënë në mes të rrugëve!

Rexhep: Ashtu ke rënë vetë ti!

Hane: Ke dhënë fjalën në mes të rrugëe pa dëshirën time baba!

Rexhep: Nuk ka qenë pa dëshirën tënde!

Hane: Nuk është e vërtetë fjala siç thua ti!

Rexhepi fajëson të bijën se ka kthyer fjalë duke mos i lënë atij hapësirë për ta mbrojtur. Hana ia kthen se ai ka vepruar pa e pyetur duke shkelur premtimin se thjesht do ta shihnin familjen duke e dorëzuar me një shtrëngim duarsh në rrugë.

Hane: Ti në mes të rrugës ke dhënë fjalën, ke thënë “për hajër të qoftë!”, mixhës së ish-burrit tim.

Eni Çobani: Kush është mixha i burrit?

Hane: Sefedin Rexhepi.

Eni Çobani: Kush ia ka dha dorën Sefedinit, Rexhepi?

Hane: Rexhepi ia ka dhënë dorën Sefedin Rexhepit, gocën ta kam dhënë për çunin e vëllait, Jakup Rexhepin.

Në vitin 2011, Hana u martua në Mikushnicë të Mitrovicës. I ati vazhdon të ngulmojë se ajo e dinte, por Hana thotë se pranoi vetëm se tashmë gjithçka kishte marrë fund.

Hane: Kur ka ardhur në shtëpi babai, më ka thënë “gocë, për hajër të qoftë se të kam fejuar”. I kam thënë si more baba e bëre këtë gjë ti? A prapë s’mendove ti që jam unë?

Rexhep: Me dëshirën tënde, ishte dëshira jote, kemi biseduar bashkë. E kemi biseduar të dy bashkë, me ty dhe nënën tënde, e kemi biseduar. Këto janë akuza kot!

Hane: Aty kam qenë unë me babain tim, me nënën time, me dy motrat e mia, njëra e fejuar e tjetra beqare dhe nuk ka pyetur asnjë, vetëm kokën e vet!

Eni Çobani: Megjithatë ti pranove dhe shkove?

Hane: Pranova për arsye se më dha, u krye çdo gjë, më fejoi babai.

Eni Çobani: Dhe ti s’ia ktheje dot?

Hane: S’ia ktheja dot./tvklan.al

Related Posts

My Family Laughed at a Cruel Christmas Card About Me So I Left the Country and Let Them Find the Folder

The card didn’t just hurt; it detonated something I’d been pretending was still whole. Their laughter—my own son’s, my grandchildren’s—clung to me like frost as I stepped…

My Stepmother Said Her Daughter Was Not My Sister So I Canceled Every Privilege I Had Been Paying For

The night Brenda chose to humiliate me in my own dining room, under my mother’s silver and my name, something in me went very still. I didn’t…

Every Year My Surviving Twin Son Honored His Sister With Lilies, Then a Black Box Appeared Among the Destroyed Flowers

The scream tore the morning open and gutted the life we thought we knew. One second, Logan was just my boy turning fifteen in the wet grass;…

My Mother-in-Law Shamed Me for Ordering Food While I Was Sick, but She Wasn’t Ready for the Elegant Way My Husband Responded

He smiled when his mother called me lazy. Fever sweat clung to my spine, my soup lay buried in the trash, and Nathan—my Nathan—said, “You’re absolutely right,…

I Pretended to Be Poor at My Son’s Girlfriend’s Country Club Then Her Father Saw My Business Card

I walked into the Brookshire knowing they’d already priced me out of their world. The air smelled like money and judgment, and every glance at my scuffed…

My Neighbor Refused to Replace the Bike He Ran Over, So I Planned to Teach Him a Lesson Until My Son Beat Me to It

Jake’s bike died under Gary’s truck with a sound that split the afternoon in half. One second it was just a Saturday; the next it was metal…